Pyetja:

Dua të shkoj në umre, dhe si respekt që kam ndaj babait tim, një ditë i mora leje për të shkuar, mirëpo nuk më lejoi duke u arsyetuar me gjëra që nuk janë të arsyeshme që të ma ndalojë mua shkuarjen në umre, çfarë më këshilloni në këtë rast dhe a kam mëkat nëse shkoj në umre pa pëlqimin e babait?

***

Përgjigjja:

Nuk të takon ty dhe nuk duhet të shkosh në umre pa lejen e babës, përderisa kryerja e umres nuk është farz (obligim) sikurse kryerja e haxhit. Nëse të lejon të shkosh në umre babai, atëherë mund të shkosh, përndryshe nëse nuk të lejon, atëherë mos shko, por qëndro në shtëpi tek babai yt.
Sepse, një njeri erdhi tek Pejgamberi ﷺ dhe i mori leje për të shkuar në Xhihad.
Ndërsa Pejgamberi ﷺ i tha: “A i ke gjallë dy prindërit e tu?”
Tha: “Po, o i Dërguar i Allahut.”
Pejgamberi ﷺ, i tha: “Shko tek prindërit, aty e ke xhihadin (shpërblimin e xhihadit).” [1]

Kurse, një njeri tjetër kërkoi leje për të shkuar në haxh vullnetarë (nafile) dhe e lajmëroi Pejgamberin ﷺ se nëna e tij nuk po e lejon të shkoj në haxh.
Atëherë, Pejgamberi ﷺ, i tha: “Ktheu tek nëna yte dhe mos shko në haxh.”

Shejh Abdullah el Humejdi

Përktheu: Suad Shabani

———————–

[1] Buhariu 3004, Muslimi 2549