Pyetja:

A i lejohet femrës që kur të falë namazin të lexojë Kuranin me zë (të lartë)?

***

Përgjigjja:

Nëse është duke u falur e vetme në shtëpinë e saj, apo me një grup grash, apo qoftë dhe në prani të familjarëve të saj meshkuj, të cilët janë mahrem për të, i lejohet që ta ngrejë zërin gjatë leximit të Kuranit në namaz.

Gjithashtu lejohet nëse u prin në namaz disa grave në shtëpinë e saj apo diku tjetër ku ka vetëm gra.

Kurse nëse aty ku po falet ka pranë meshkuj të huaj që e dëgjojnë zërin e saj, atëherë më e mira është që të mos e ngrejë zërin gjatë këndimit të Kuranit.

[Komsioni i Përhershëm i Fetvave dhe Studimeve akademike]

Përktheu: Shuajb Rexha