Pyetja:
Unë nuk i festoj Krishtlindjet në asnjë mënyrë, por vajzës time 11 vjeçare i pëlqen shumë pema e Krishtlindjeve kur zbukurohet, a më lejohet të kem një të tillë në shtëpinë time gjatë gjithë vitit?
***
Përgjigjja:
Pema e Krishtlindjes është një nga simbolet e kremtimit të festës së krishterëve; kjo është arsyeja pse është emëruar (pemë) për Krishtlindje. Thuhet se për herë të parë është përdorur zyrtarisht si simbol në këtë mënyrë në shekullin e gjashtëmbëdhjetë në Gjermani, në Katedralen e Strasburgut në vitin 1539 të erës sonë.
Nuk lejohet imitimi i qafirëve/jobesimtarëve në asnjë prej ibadeteve, ritualeve apo simboleve të tyre, sepse Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kushdo që imiton një popull është prej tyre”. [1]
Pra, nuk lejohet vendosja e kësaj peme në një shtëpi muslimane, edhe nëse nuk i festoni Krishtlindjet, sepse vendosja e kësaj peme është gjykimin e imitimit të tjerëve që është haram, ose nderimit dhe respektimit të një simboli fetar të qafirëve/jobesimtarëve.
Ajo që duhet të bëjnë prindërit është t’i mbrojnë fëmijët e tyre dhe t’i largojnë nga harami dhe t’i mbrojnë ata nga zjarri, siç thotë Allahu i Lartësuar:
“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.” (Tahrim: 6)
Transmetohet nga Ibn Umeri se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Secili prej jush është bari dhe secili prej jush është përgjegjës për tufën e tij. Sundimtari i popullit është një bari dhe është përgjegjës për tufën e tij. Njeriu është bariu i shtëpisë së tij dhe është përgjegjës për kopenë e tij. Gruaja është bariu i shtëpisë dhe fëmijëve të burrit të saj dhe është përgjegjëse për kopenë e saj. Skllavi është bariu i pasurisë së zotërisë së tij dhe është përgjegjës për të. Secili prej jush është bari dhe secili prej jush është përgjegjës për tufën e tij.” [2]
Ma’kil ibn Jesar el-Muzani ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Nuk ka asnjë person që Allahu e vendos në krye të të tjerëve dhe kur ai vdes, ai është jo i sinqertë ndaj pasuesëve të tij, veçse Allahu ia ndalon Xhenetin atij.” [3]
Ju duhet t’i shpjegoni vajzës suaj se është haram të imitoni jobesimtarët dhe se është e detyrueshme të dalloni nga ata që janë të dënuar në Xhehennem dhe të mos ju pëlqejë ajo që ata nderojnë nga veshjet, simbolet ose ritualet, në mënyrë që të zhvillohet respekti për fenë e saj. Dhe t’i përmbahemi asaj, duke praktikuar parimin e besnikërisë dhe miqësisë në krahasim me mohimin dhe armiqësinë (uelaja dhe el berraja) që është një nga gurët e themelit të Teuhidit dhe një nga parimet themelore të besimit.
Allahu e di më së miri.
islamqa.info
—————–
[1] Ebu Davudi, 4031; klasifikuar si sahih nga shejh Albani në Irwa’ el-Ghaleel, 5/109
[2] Buhariu, 7138; Muslimi, 1829.
[3] Buhariu, 7151; Muslimi, 142.