Pyetja:
A lejohet kërkimi i vdekjes?
***
Përgjigjja:
I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar që njeriu të dëshirojë (kërkojë) vdekjen për shkak të ndonjë dëmi që e ka goditur.
Ai ﷺ thotë: “Nëse ai duhet ta dëshiroj patjetër atë, atëherë le të thotë: “O Allah, më mbaj të gjallë për aq kohë sa jeta është e mirë për mua, dhe më bë të vdesë kur vdekja është e mirë për mua.” [1]
Kjo nuk bie ndesh me fjalën e Merjemes: “Dhembjet e lindjes e detyruan atë që të shkonte te trungu i një hurme. Ajo tha: “Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarjeje) dhe të isha harruar krejt!” (Merjem: 23) sepse ky nuk është kërkim i vdekjes, por ajo dëshironte që të kishte vdekur para se të ndodhte kjo gjë.
Po ashtu dhe fjala e Jusufit alejhis selam: “O Zoti im! Ti më ke dhënë pushtet dhe më ke mësuar shpjegimin e ëndrrave! O Krijues i qiejve dhe i Tokës, Ti je Mbrojtësi im edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër! Bëj që të vdes si mysliman dhe më shoqëro me punëmirët (në botën tjetër)!” (Jusuf: 101)
Nuk është kuptimi se ai kërkon prej Allahut vdekjen, porse ai i lutet Allahut që të vdesi në këtë gjendje, pra, të vdesë musliman. Kështu që kjo nuk bie ndesh me ndalesën e Profetit ﷺ për kërkimin e vdekjes.
“Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 18
——————————–
[1] Buhariu dhe Muslimi