Pyetja:

Një i ri dëshiron të martohet me shoqen e motrës së tij, dhe ai i kërkoi të motrës që t’i tregojë foton e saj sepse ai dëshiron të shohë flokët e saj, dhe ai po insiston për këtë. Ju lutemi vini re se ai është një djalë i ri me besim fetar dhe ai me të vërtetë dëshiron të martohet dhe të mos luajë rreth kësaj qështje. Ai e zgjodhi këtë vajzë sepse e njeh karakterin e saj të mirë, por nuk e di se si duket ajo dhe nuk dëshiron t’i afrohet familjes së saj dhe ta mbyllë çështjen para se ta shohë atë, sepse mund të mos i pëlqejë si duket ajo pasi të përfundojë çështjen dhe kjo do të lëndonte ndjenjat e saj. A mund t’i tregojë motra e tij një foto të saj pa hixhab, pa e ditur vajza tjetër për këtë?

***

Përgjigjja:  

Falënderimi i takon Allahut.

Parimi bazë në lidhje me atë që dëshiron t’i propozojë një gruaje është se ai duhet ta shikojë atë drejtpërdrejt, jo ta shikojë foton e saj. Ne kemi cituar më parë nga Shejh Muhamed ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) se nuk lejohet t’i dërgohet fotografia e gruas, kërkuesit dhe ai përmendi disa nga pasojat negative që mund të rezultojnë nga kjo. Por duket se ka pak rrezik nga këto pasoja negative në një rast siç është i juaji, kështu që nuk ka asgjë të keqe që ju ta shikoni foton e saj, sepse nëse ju lejohet ta shihni atë drejtpërdrejt, atëherë është më e përshtatshme të thuash se ju lejohet ta shihni foton e saj. Por është thelbësore t’i kushtoni vëmendje kushteve dhe udhëzimeve të mëposhtme:

1. Duhet patjetër të keni ndërmend të propozoni martesë. Nëse hezitoni, nuk ju lejohet ta shikoni atë apo foton e saj, sepse Islami e ka lejuar vetëm kërkimin e kërkuesit.

2. Ajo qfarë duhet të shihet në foto është fytyra dhe duart e saj dhe ajo qfarë normalisht do të ishte e zbuluar para mahrameve të saj, si koka dhe qafa, sepse ky është kufiri i asaj që lejohet të shohë kërkuesi, gruas së cilës ai po i propozon. Nëse diçka më shumë se kaq është e dukshme në foto, nuk është e lejuar për ju ta shikoni atë.

3. Shikimi juaj i figurës duhet të bëhet përmes një ndërmjetësi të besueshëm. Nuk lejohet që gruaja t’ia dërgojë fotografinë e saj kërkuesit që ai ta shohë atë, për shkak të pasojave negative që mund të rezultojnë nga kjo.

4. Çështja duhet të kufizohet vetëm në shikimin e fotografisë, dhe nuk ka asgjë të keqe të shikosh vazhdimisht në të, por nuk i lejohet kërkuesi ta mbajë këtë fotografi dhe nuk lejohet që ndërmjetësi ta lejojë atë të bëjë se.

5. Asnjë burrë tjetër përveç kërkuesit nuk duhet ta shohë këtë foto.

Përsa i përket kërkuesit që sheh gruan apo foton e saj, nuk parashikohet që vajza t’i japë leje.

Megjithatë, vështrimi drejtpërsëdrejti i gruas mbetet parimi bazë dhe është ajo që preferohet, sepse një foto nuk e tregon realisht realitetin ashtu siç është, në shumë raste.

Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.info