Pyetja:
Çfarë ndodh me atë person që i lutet të vdekurit?
***
Përgjigjja:
Nga Abdullah bin Mesudi radijAllahu anhu transmetohet se Profeti ﷺ ka thënë: “Kush vdes duke lutur dikë tjetër përveç Allahut do të hyjë në zjarr.”
Shejh Ibn Bazi ka thënë: “Domethënia e këtij hadithit është se kush i lutet të vdekurit, apo ndonjë njeriu të mirë, apo përmes, apo ndonjë engjulli etj., ai i ka bërë shok Allahut dhe e ka marrë atë të adhuruar bashkë me Të. E ky veprim konsiderohet shirk i madh që e bën detyrë përjetësinë në zjarr të atij që vdes në këtë gjendje.”
“Mexhmul fetaua ue mekalat”, vëll. 5
Përktheu: Unejs Sheme
—————————
[1] Buhariu