Pyetja:
Ai i cili betohet se do të agjërojë, por vdes para se ta realizojë betimin?
***
Përgjigjja:
Një grua i ishte drejtuar të Dërguarit të Allahut ﷺ, duke i thënë se i kishte vdekur nëna dhe se nuk e kishte agjëruar agjërimin e betimit. Pejgamberi ﷺ i ka thënë: “Le të agjërojë në vend të saj kujdestari.” [1]
Po ashtu është vërtetuar nga ai ﷺ: “Kush vdes dhe ka pasur obligim agjërim, le të agjërojë për të kujdestari i tij.”
Nuk i lejohet betimi në mëkat ndaj Allahut dhe betimi për atë që nuk e posedon, që nuk ka mundësi të kryhet.
Sead bin Ubadete e ka pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ: Nëna ime ka vdekur, por ka pasur agjërim të betimit, a lejohet që unë ta liroj një rob – si kompensim? Pejgamberi ﷺ iu është përgjigjur: “Liroje një rob për nënën tënde.” [2]
Në hadithet që i ka përmbledhur Maliku:
Nëna ime ka vdekur. Dua ta di nëse i bën dobi asaj po qe se e liroj një rob për të? Iu është përgjigjur: “Po.” [3]
Muhamed Muteveli Sharavi, “Fetvat e Sharavit”
————————
[1] Ahmedi
[2] Ahmedi
[3] Muvata