Pyetje

Unë punoj në një kompani; dhe nga vështirësitë aty është tek puna e abdesit për namaz, pra nuk mund të heq hixhabin për t’i prekur flokët dhe veshët. Dhe pyetja është: A është më mirë të jap mes’h mbi hixhab e të prek veshët veç me aq mundësi sa kam, apo t’i bashkoj namazin e drekës dhe të ikindisë në shtëpi?!

Përgjigje

Lavd-falënderimi i takon Allahut!

Ajo që duket se çka të pengon për të hequr hixhabin, është prezenca e burrave të huaj në vendin e punës tënde, e nëse çështja është e këtillë dije se përzierjes së gruas me burra të huaj i radhiten dëme dhe rreziqe të shumta, si vetmimi, shikimi, biseda, shqetësim të zemrës, e të tjera që nuk i fshihen mendjemprehtëve.

Së dyti, kush është sprovuar me këtë, e hyn koha e namazit përgjatë kohës që është në punë e nuk ka mundësi ta shtyjë faljen e namazit derisa të kthehet në shtëpi, atëherë ajo falet në vendin më të mbuluar në vendin e punës.

Së treti, fjala jote: “dhe nga vështirësitë aty është tek puna e abdesit për namaz, pra nuk mund të heq hixhabin për t’i prekur flokët dhe veshët.” rrjedhë pyetja: atëherë si i lanë krahët dhe këmbët në prezencë të burrave?! E, ti e di se krahët dhe këmbët janë prej avretit çka obligohet mbulimi i tyre prej të huajve.

Së katërti, i lejohet gruas të jep mes’h mbi shaminë e saj në rast nevoje, si p.sh. ftohti i madh apo vështirësitë në heqjen dhe veshjen e hixhabit.

Ibën Uthejmini, -Allahu e mëshiroftë!-, është pyetur: “A i lejohet gruas të jap mes’h mbi shaminë e saj?”, e u përgjigj: “Më e njohura nga medh’hebi i Imam Ahmedit është se ajo mund t’i japë mes’h shamisë atëherë kur rrethi është ndër fyt, ngase kjo është përmendur nga disa gra të sahabëve, -Allahu qoftë i kënaqur me to!-. Sidoqoftë, në qoftë se ka vështirësi, o për shkak të ftohtit apo për shkak të telasheve në heqjen dhe mbështjelljen e hixhabit, kësisoj raste s’ka gjë, megjithëse më parësore është të mos i biesh mes’h”.

“Fetava el-tahareh”, f. 171

Kurse në “Sherh munteha el-iradat”, (1/60), ka thënë: “I vlefshëm është mes’hu mbi shami atëherë kur rrethi është ndër fyt, ngase Umu Selemeja i jepte mes’h shamisë së saj. Ibën Mundhiriu e ka përmendur”.

Përderisa shamia i mbulon dy veshët, atëherë mjafton mes’hi mbi shami, e nuk patjetërsohet futja e duarve për t’iu dhënë mes’h, kësisoj qëndron edhe kur njeriu vesh çallmën (imamen), ai nuk është i obliguar t’u jep mes’h veshëve, edhe nëse janë të zbuluar, madje veç pëlqehet diç e tillë.

Së pesti, gruaja muslimane duhet të ketë përkujdesje për devocionin ndaj Zotit, nënshtrimin ndaj urdhrave të Tij, shmangies nga ndalesat e Tij, largimin prej punëve ku ka përzierje, ndaj të cilave ndodh të bie zemërimi i Allahut; të jetë syçelë, të mos i jep përparësi dynjasë, përpara ahiretit, ngase kjo jetë është kënaqësi e përkohshme, e çka është tek Allahu nuk ka të sosur. Është vërtetuar se i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem-, ka thënë: “Kush lë diçka për hir të Allahut, ia kompenson me më të mirë se ajo”. Shejh Albani, e ka bërë sahih, në “Hixhabul-mer’etil-muslimeh”, f.49.

Lusim Allahun të të japë sukses në atë që është më e dobishme për ty në dynja e ahiret. Allahu e di më së miri!

 

/Revista Albislam Nr. 96/