PYETJA: I nderuari hoxhë! E dimë se shikimi i përmbajtjeve devijuese dhe amorale është i ndaluar në islam. Më tregoni cila është madhësia e mëkatit që e tërheq shikimi i atyre përmbajtjeve, nëse njeriu këtë e bën në shoqërinë e gruas së vet, duke e pasur parasysh faktin se kjo nuk përsëritet shpesh?

PËRGJIGJJA: Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Sunduesit të Lartësuar, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…
Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për personin e martuar apo të pamartuar, shikimi i përmbajtjeve amorale dhe devijuese është e ndaluar. Ai që e bën këtë duhet të pendohet sinqerisht te Zoti i Lartësuar. Si mundet dikush t’i shikojë ato përmbajtje me gruan e tij dhe t’ia lejojë shikimin e të njëjtave? Në këtë aspekt, gratë janë të dobëta dhe shumë të ndieshme. Shikimi i këtyre përmbajtjeve çon deri te paraqitja e problemit në mes bashkëshortëve që nganjëherë mund të përfundoj edhe me divorc (Allahu na ruajt prej këtyre gjërave). Nuk ka kurrfarë dyshimi se pajtueshmëria e njeriut në një gjë të këtillë është tregues i mungesës së xhelozisë me të cilën dallohet një musliman prej një jomuslimani dhe prej atyre të cilëve u mungon xhelozia. Ata pajtohen që në familjet e tyre të sundojë shkatërrimi dhe amoraliteti. Duke i shikuar këto gjëra, çështja e moralit për njeriun paraqitet si e lehtë dhe e pavlefshme dhe ajo e thërret drejt veseve të këqija. E lusim Allahun xh. sh. për falje dhe për mbrojtje. Ai që e ka bërë këtë mëkat, le të ruhet prej dënimit të Allahut xh.sh. dhe të ngutet që të pendohet. Obligim i tij është që të kujdeset për të gjitha ato që mund të jenë shkas i dëlirësisë së familjes së tij, e jo t’ua lehtësojë rrugën e amoralitetit dhe të shthurjes…

Allahu xh.sh. e di më së miri.

/Shejh Muhamed Salih el-Munexhid/