Pyetja

Selam alejkum.
I kam pas menstruacionet më 21.11.25 dhe pas 10 ditësh, më 02.12.25, më kanë ardhur prapë dhe deri më sot nuk më janë ndalur. Kam qenë te mjeku dhe më kanë thënë se është çrregullim hormonal, por po ndihem në faj që s’po falem dhe nuk po di kë ta pyes: A mund të falem në këtë gjendje?

Përgjigjja

We alejkum selam ve rahmetullah.

Disa dijetarë thonë se nëse gjaku i ka tri karakteristikat e ciklit – era, dendësia dhe ngjyra – atëherë, pa marrë parasysh sa ditë zgjatë, ai konsiderohet cikël menstrual. Si rrjedhojë, nuk falet dhe nuk agjërohet.

Mirëpo disa dijetarë të tjerë thonë se merret parasysh numri i ditëve të zakonshme të ciklit, deri në “deformim”. Nëse zgjat më tepër se zakonisht, atëherë ajo tepricë llogaritet istihada – gjak kapilar.

P.sh., nëse zakonisht cikli i saj ka zgjatur 7 ditë, atëherë pas ditës së 7-të konsiderohet e pastër dhe fillon të falet, duke marrë abdes për çdo namaz.

Nga pyetja kuptohet se mendimi i mjekut ka qenë se është çrregullim hormonal, prandaj falet, me kusht që për çdo namaz të marrë abdes.

Kjo vlen kur ka gjakderdhje të vazhdueshme, por nëse gjakderdhja ka ndërprerje, ajo e shfrytëzon kohën e ndërprerjes dhe falet si e pastër.

Allahu e di më së miri.

/Hoxhë Zeki Çerkezi /