Pyetja:
A është më mirë të lexojë nga Kurani apo të përsëris nga ajo që kam memorizuar?
***
Përgjigjja:
Nëse flasim për leximin e Kuranit jashtë namazit, atëherë më mirë është të lexohet nga fletët e Kuranit, sepse kjo forcon memorizimin dhe saktëson më shumë shqiptimin e shkronjave. Vetëm nëse leximi përmendësh e bën ta memorizojë më shumë dhe ndikon më pozitivisht në zemrën e tij, në këtë rast le të lexojë nga ajo që di përmendësh.
Ndërsa në namaz, më mirë është të lexohet nga ajo që di përmendësh, për shkak se nëse lexon duke mbajtur Kur’anin në dorë, namazliu do të kryejë shumë lëvizje, duke gjetur faqen, duke parë shkronjat etj. Gjithashtu privohet nga vendosja e dorës së djathtë mbi të majtën mbi kraharor gjatë qëndrimit në këmbë, apo kur shkon në ruku dhe sexhde, sepse detyrohet të vërë Kuranin nën sqetull. Prandaj përzgjodhëm leximin përmendësh dhe jo duke parë në Mus’haf (Kuran).
Shohim disa besimtarë që falen pas imamit duke e ndjekur leximin e imamit nga mus’hafi. Kjo është vepër që s’duhet vepruar për arsyet që përmendëm më lart dhe për faktin se nuk është e nevojshme që ata të ndjekin imamin (në leximin e tij).
Po, nëse ndodh që imami nuk i mban mend mirë suret dhe i thotë ndonjërit nga xhemati: Falu pas meje dhe më ndiq me Mus’haf dhe më korigjo nëse gaboj, atëherë nuk ka problem.
[Fetvatë e Ibn Uthejminit 4/8]
Përktheu: Udha e Besimtarëve