Pyetja:

Jam një femër 25 vjeçe, por deri në moshën 21 vjeçe, nuk kam agjëruar e as nuk kam fal namazin, nga përtacia. Prindërit më këshillonin por unë nuk i dëgjoja. Çka duhet të bëjë pasi që Allahu më udhëzoi?

***

Përgjigjja:

Pendimi i shlyen veprat e mëhershme. Të pendohesh me vendosmëri dhe sinqeritet, të jesh e sinqert në adhurim, dhe të bësh sa më shumë nafile nga namazi ditën dhe natën, nga agjërimi, përmendjen e Allahut, leximin e Kuranit dhe dua të shumta. Allahu pranon pendimin e robërve të Tij dhe ia shlyen veprat e kqija.

Shejh Ibn Baz

Përktheu: Shaban Murati