Pyetja:

Burri im është në gurbet, e unë jetoj me fëmijët dhe vjehrrin (vjehrra më ka vdekur). A më lejohet ta pastroj vjehrrin e shtyer në moshë?

***

Përgjigjja:

Allahu ju shpërbleftë juve motër e nderuar, e dashtë Allahu burri juaj u është mirënjohës për këtë, po edhe nëse ai nuk ua dinë padyshim se Allahu e di dhe Ai do të u shpërblej juve. Allahu jua ruajtë fëmijët e ua bëftë të hajrit.

Nëse keni mundësi që ta merrni dikënd të gjakut të tij, si për shembull vajzën, mbesën, nipin apo vëllaun e vjehrrit që ata të vijnë ta pastrojnë. Po që se e zëmë ka tre apo katër vajza të martuara jo larg jush, ato duhet ta bëjnë me rend dhe të vijnë ta pastrojnë babain e tyre. Apo fëmijët e tyre, djemët do ishte më e preferueshme.

Por nëse nuk ka se kush ta bëj këtë përpos teje atëherë duhet t’i thuash vjehrrit tënd që të heqë fanellën lart, ndërsa nga kërthiza poshtë duhet të mbështillet me një çarçafë në mënyrë që ti mos të shohësh avretin (pjesët e turpshme) e tij.

Për ta thjeshtësuar edhe më shumë, shumica e dimë se si pastrohen xhenazet e të vdekurve. Ato janë të shtrira dhe nga mbikërthiza e lart janë të zbuluar dhe nga mbikërthiza e poshtë deri tek gjunjët të mbuluar, njëjtë pastrohen edhe të gjallët të rritur që na bie të përkujdesemi për ta, vetëm se ata janë në këmbë apo ulur në karrige.

Si dhe kur i pastrojmë të vdekurit, disa prej hoxhollarëve përdorin një dorezë dhe pastaj ua hedhin ujin mbi gjoks dhe e fusin dorën nën peshqir apo çarçafë dhe i pastrojnë pjesët intime të të vdekurit. Domethënë as dora nuk e prek direkt, as syri nuk e sheh ndërsa uji depërton dhe e pastron.

Kështu veproni edhe ju me vjehrrin tuaj, mbështjellni nga mbikërthiza deri tek gjunët, dhe ndihmojeni të pastrohet, nëse ai nuk mund të fërkoj trupin e tij atëherë vendosni një palë doreza dhe pastrojeni ashtu siç e sqaruam.

Allahu ju ruajtë!

Dr. Shefqet Krasniqi

Comments are closed.