Pyetja: A duhet të kompenzojmë namazet e humbura gjatë ciklit menstrual apo jo? *** Përgjigjja: Kjo është e ndaluar dhe prej risive në fe (bidat) të falen namazet e humbura për shkak të ciklit menstrual. Shejh Asim El Hakim
Pyetja: A lejohet të bëjmë dhikër pa e vendosur shaminë? *** Përgjigjja: Po, lejohet të bëjmë dhikër pa e vendosur shaminë. Është prej risive (bidateve) të mbulohen flokët veçanarisht kur bëhet dhikër, lexohet Kuran, kur thirret ezani, etj. Shejh Asim El Hakim
Pyetja: Kam dëgjuar se nëse të pëlqen zëri i një femre apo diçka e ngjashme je prej hipokritëve, a është kjo e vërtetë? A na nxjerr kjo nga islami? *** Përgjigjja: Kjo është një gënjeshtër dhe diçka pabazë. Sigurisht e keni ngatërruar me ndonjë fe tjetër këtë. Shejh Asim El Hakim
Pyetja: A këshillohet gruaja shtatzënë të recitojë sure të caktuara për hir të mirëqenies së foshnjës? *** Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ. Ne nuk kemi gjetur asgjë në tekstet fetare që të tregojë se recitimi i ndonjë sureje të veçantë të Kuranit nga gruaja shtatzënë...
Pyetja: A bën të martohem me një grua që nuk mund të lind fëmijë? *** Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ. Është mirë dhe është rregull të martohet me gra të cilat lindin. Pra ato gra të cilat janë sterile është mirë të martohen me ata...
Pyetja: Jam shtatzënë në muajin e 8-të dhe kur falem nuk mundem të bi në sexhde, a më lejohet të falem kështu? Gjithashtu deshta ta dijë kuptimin e emrave Malik dhe Lion, a lejohet të emërojmë fëmijët me këta emra? *** Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi...
Pyetja: A është mbulesa obligim për çdo femër muslimane? *** Përgjigjja: Mbulesa/hixhabi është obligim për të gjitha gratë muslimane që e kanë arritur moshën e pubertetit. Ky obligim i përgjithshëm tregohet nga ajeti në të cilin Allahu thotë: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t'i vënë...
Pyetja: A llogaritet koha mes ezanit dhe ikametit si kohë e pranimit të duave për femrën gjatë ciklit të saj menstrual, apo kjo vlen vetëm kur ajo është e pastër? *** Përgjigjja: Të qenit me të përmuajshmet nuk ndikon në validitetin e duasë së saj! Duaja e saj dëgjohet dhe pranohet. Shejh Asim El...
Pyetja: A e ka obligim djali apo vajza t'i tregojnë të kaluarën e tyre njëri-tjetrit? *** Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ. Jo! Nuk e kanë obligim t'i tregojnë tjetrit as vajza e as djali. Sepse dikush dëshiron ta ruaj atë sekret, jo për shkak të...
Pyetja: A na lejohet me të veshim ngjyra të çfarëdoshme me shami apo duhet të vishemi vetëm zi? Si është suneti? *** Përgjigjja: Lejohet që të veshni çdo ngjyrë e cila nuk është atraktive dhe nuk tërheq vëmendje. Gjithashtu që ngjyra të jetë e pranuar për rrethin. Shejh Asim El Hakim

TRENDI I PYETJEVE