Pyetja: Nëse dikush nga muslimanët ka një motër e cila është e martuar për një varfanjak, a është e lejueshme që ajo të marrë zekatin nga vëllezërit e saj? *** Përgjigjja: Mbështetja financiare e gruas është përgjegjësi e burrit të saj. Nëse ai (burri) është i varfër, vëllezërit e gruas së tij mund...
Pyetja: A lejohet t’ia jap tërë shumën e zekatit mixhës tim të varfër? *** Përgjigjja: Po, është e lejueshme, por brenda kufijve që përmbushin nevojat e këtij personi të varfër. Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin Muhamed ﷺ, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij. Komisioni i Përhershëm për...
Pyetja: A është e lejueshme t'i jepet zekati atij që vuan nga dështimi i veshkave? *** Përgjigjja: Nevoja e personit për trajtim mjekësor është një nevojë e vërtetë, kështu që, nëse gjejmë dikë që ka nevojë për trajtim mjekësor, por nuk ka mjaft para për të paguar mjekimin, s'ka gjë të keqe t'i...
Pyetja: Kam pasuri në vlerë të 15 000 rialë, të cilat ia kam dorëzuar një personi që të tregtojë me to dhe ai t’i marrë gjysmën e përfitimit. A duhet dhënë zekat për këtë pasuri? Dhe për cilën duhet dhënë zekatin: për kapitalin, për përfitimin, apo për të dyja këto?...
Pyetja: Çfarë është vendimi për sa i përket atij që nuk ka dhënë Zekatul-Fitrin deri gjatë hutbes së Bajramit pas namazit të Bajramit, dhe kjo ngaqë ai ka harruar? *** Përgjigjja: Dhënia e Zekatul-Fitrit para namazit të Bajramit është e detyrueshme dhe kushdo që harron, atij s'i takon asgjë të bëjë përveç dhënies...
Pyetja: A lejohet ta dhurojmë Zekatul-Fitrin në javën e parë të Ramazanit? Dhe, a është e lejueshme të shpërndahet në para? *** Përgjigjja: Për sa i përket kryerjes së tij në ditën e parë të Ramazanit, për këtë ka ikhtilaf (dallim opinionesh mes dijetarëve) lidhur me të. Opinioni më i saktë është se...
Pyetja: Çfarë është vendimi mbi mohimin e Zekatul-Fitrit dhe si duhet të ballafaqohemi me mohuesin? *** Përgjigjja: Mohimi i tij nuk është i lejueshëm! Ngaqë kjo është dalje nga ajo çka ka ligjësuar Pejgamberi ﷺ, siç parapriu nga hadithi i Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të): "Pejgamberi ﷺ ka ligjësuar Zekatul-Fitrin..." Dhe është...
Pyetja: Kur nuk mund të gjesh personin që duhet dhënë zekatul-fitrin, si të veprojmë? *** Përgjigjja: Zekati i fitrit u urdhërua nga Allahu i madhërishëm nëpërmjet buzëve të të Dërguarit të Tij ﷺ për burrat e për gratë, për të rinj e për pleq, për të lirin e për robin. Pejgamberi ﷺ mësoi...
Pyetja: A i lejohet babait që zekatin e fitrit t’ia japë vajzës së tij të marutar, që është e varfër? *** Përgjigjja: Nuk i lejohet babait që zekatin e fitrit t’ia japë vajzës së tij, por nëse bashkëshorti i saj është i varfër, atëherë i lejohet t’ia japë bashkëshortit të vajzës (dhe në...
Pyetja: Nëse ke tokë a duhet që të paguhet zekati për të? *** Përgjigjja: Jo, nuk jemi të obliguar të nxjerrim zekat për tokën që e posedojmë, përveç nëse është për tregti. Në të kundërtën, tokën që e kemi trashëguar, apo e kemi blerë me qëllim të punimit të saj, nuk e kemi...

TRENDI I PYETJEVE