Pyetja:
Unë e fal namazin rregullisht edhe kur jam në detyrë, por në zyrën time kam vëllezër të tjerë muslimanë që nuk e falin namazin. Unë dua të flas me ta, por mendoj se nëse përpiqem t’i bind, do të ndaloj së faluri namaz. Nuk e kuptoj pse i kam këto ndjenja. Ju lutem më udhëzoni. Gjithashtu në zyrën time e pyeta djalin tonë të çajit (një djalë që bën çaj për punëtorët në një vend të tillë si një zyrë) pse nuk fal namaz. Ai tha se duhet të pastrojë tualetin çdo ditë, dhe bëhet i papastër për të falur namazin dhe në mbrëmje kur të arrijë në shtëpi është i lodhur pasi punon për 12 orë kështu që nuk është në gjendje të falet. Ju lutem më tregoni si ta bind këtë person. Gjithashtu lutem gjithmonë për të që të fillojë të fal namaz rregullisht.
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut.
E lusim Allahun që t’ju shtojë besimin dhe devotshmërinë dhe t’ju ndihmojë t’i përmbaheni asaj që Ai ka urdhëruar.
Ju nuk duhet të hezitoni t’i këshilloni kolegët tuaj dhe t’u kujtoni atyre për namazin, kjo është ajo që ka urdhëruar Allahu. Allahu thotë: “Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirësi, të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara! Këta njerëz do të jenë të shpëtuarit.” (Ali Imran: 104)
“O djali im, kryeje namazin, urdhëroje të mirën, pengoje të keqen dhe bëhu i durueshëm për çfarëdo që të godet! Me të vërtetë, ky është thelbi i patundur i të gjitha punëve!” (Llukman: 17)
Në lidhje me arsyetimin që kolegu juaj jep për papastërtinë e rrobave të tij, përgjigja është se ai mund t’i pastrojë banjat pa i bërë rrobat e papastra dhe mund të lërë mënjanë rroba të pastra për t’u falur. Duhet të keni parasysh se ai që me të vërtetë respekton namazi dhe kupton rëndësinë e tij dhe seriozitetin e mos faljes së namazit nuk do të jepte një arsyetim të tillë.
Është thelbësore që të këshillohet ky njeri dhe të tjerët, dhe të sqarohet vendimi për atë që nuk falet, dhe obligimi i faljes së namazit në kohë, dhe se është haram ta vonosh atë deri pas punës ose para gjumit, sepse Allahu thotë: “Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh..” (Merjem: 59)
Ibn Mesudi ka thënë në lidhje me “ghaj” (përkthyer më lart si “Ferri”): “Kjo është një luginë në Ferr, e cila është shumë e thellë dhe ka një shije të keqe.”
Dhe Allahu thotë: “Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namaze” (Maun: 4-5)
Vonesa e namazit derisa të kalojë koha e tij është mëkat i madh, dhe mos falja fare është kufër i madh – kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga kjo.
Dhe Allahu e di më së miri.
islamqa.info
————
[1] Muslimi (49)
[2] Muslimi (82)
[3] Tirmidhiu (2621), Nesaiu (463), Ibn Maxhe (1079)
[4] Buhariu (16)