Pyetja: Emri Xhevdet çfarë kuptimi ka? *** Përgjigjja: Pyetja e radhës e cila i parashtrohet hoxhës së nderuar Abil Veseli, për ta dëgjuar përgjigjen klikoni më poshtë: https://www.youtube.com/watch?v=4ImBtzww9qA
Pyetja: Më falni, nëse ka mundësi të më tregoni se çfarë domethënie ka emri Besmira apo a është emër në Islam? *** Përgjigjja: Emri Besmira është emër shqiptar i përbërë prej një emri dhe një mbiemri besë & e mirë, që ka kuptim të mirë dhe si i tillë nuk është në kundërshtim...
Pyetja: Shumë vëllezër kanë emra pejgamberësh dhe ajo ç’farë dëgjojmë tek disa prej tyre kur i flasin njëri-tjetrit ndonjëherë i shtrembërojnë këto emra me shaka ose jo. Psh., Jusuf shkurt Cuf, Muhammed shkurt Met dhe të tjera. E vërteta është se ju kam terhequr vëmendjen nga kjo vepër duke menduar...

Emrat e huaj për bebet

Pyetja: Unë jam një prind mysliman jo arab, por që jetoj në një vend arab. Zoti më ka dhënë një fëmijë kohët e fundit pas një periudhe të gjatë martese. Problemi është se kemi mosmarrëveshje lidhur me emrin që do i vëmë bebes. Dikush thotë që do i vëmë një...

Ndryshimi i emrit

Pyetja: A është e detyrueshme për një person i cili bëhet musliman që ta ndryshojë emrin e tij, si p.sh., Gjon ose Josif, etj? *** Përgjigjja: Nuk kërkohet (nuk është e detyrueshme) prej tij të ndryshojë emrin, përveç në rastin kur emri nënkupton nënshtrim ndaj dikujt ose diçkaje tjetër përveç Allahut, por është mirë që...
Pyetja: Një ditë e blejta një çantë në një shitore duke mos e ditur se prej çfarë lëkure është e punuar. Më vonë më treguan se është prej lëkurës së derrit. A është e lejuar ta përdori këtë çantë? *** Përgjigjja: Së pari duhet përmendur se muslimani duhet të jetë i kujdesshëm në...
Pyetja: A mund t'ia vendosim emrin fëmijës të sapo lindur emrin Ebu Bekër? *** Përgjigjja: Fjala “Ebu Bekër” është kunjë dhe jo emër. Vetë Ebu Bekër es Sidiku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e ka pasur emrin “Abdullah”. Zakonisht kunjat e burrave dhe të grave vendosen duke i shtuar fjalën “Ebu” apo...
Pyetja: Si përkthehet emri Leontina dhe Lendri? *** Përgjigjja: Këta emra nuk janë me origjinë islame dhe nuk burojnë nga gjuha arabe, apo ndonjë gjuhë që unë e di, andaj pyetni për këtë ndonjë njeri që ka emërtuar fëmijë me këta emra apo ndonjë njohës të origjinës së këtyre emrave. Muhamed Dërmaku
Pyetja: Dua t’ju pyes se a është emri Besnik emër musliman? Përgjigjja: Emri Besnik është emër shqiptar, që ka kuptim të mirë dhe si i tillë nuk është në kundërshtim me mësimet e Islamit, që kanë të bëjnë me emërtimin e fëmijës. Muhamed Dërmaku
Pyetja: Emri Merita a është në Kur'an? *** Përgjigjja: Kur'ani është libri i Allahut i zbritur në gjuhën arabe. Emri Merita është në gjuhën shqipe, andaj është tejet e palogjikshme të kërkohet çfarëdo emri i gjuhës tonë në Kuran. Pastaj, askund nuk kërkohet që emri i konsiderueshëm të jetë i përmendur në Kuran. Shumica...

TRENDI I PYETJEVE