Pyetja:
A na lejohet me të veshim ngjyra të çfarëdoshme me shami apo duhet të vishemi vetëm zi? Si është suneti?
***
Përgjigjja:
Lejohet që të veshni çdo ngjyrë e cila nuk është atraktive dhe nuk tërheq vëmendje. Gjithashtu që ngjyra të jetë e pranuar për rrethin.
Shejh Asim El Hakim
Pyetja:
Sa shkurt lejohet që femrat t'i presin flokët?
***
Përgjigjja:
Asnjë gjatësi specifike nuk është e përshkruar me kusht që të mos imitojnë meshkujt në prerjen e flokëve apo femrat jobesimtare.
Shejh Asim El Hakim
Pyetja:
A është e vërtetë se ai person që hanë thonjët e tij me dhëmb e ka haram dhe kjo mund të sjell varfëri?
***
Përgjigjja:
Jo, kjo nuk ka bazë në islam dhe është diçka e shpikur/fabrikuar.
Shejh Asim El Hakim
Pyetja:
A është e rekomanduar apo obligative që të shkruajmë testamentin para se të shkojmë në haxh?
***
Përgjigjja:
Rekomandohet dhe është e pëlqyeshme që çdo musliman të shkruaj testamentin e tij pa marrë parasysh se a është duke shkuar në haxh apo jo.
Shejh Asim El Hakim
Pyetja:
Kur femrat marrin gusël a duhet të lagin të gjitha flokët e tyre apo mjafton ta lajnë vetëm trupin?
***
Përgjigjja:
Nëse femrat i kanë të lidhura flokët në gërsheta (bisteka) para se të bëhen të papastërta dhe pastaj bëhen xhunub, në këtë rast nuk ka nevojë femra që të zgjidhë flokët...
Pyetja:
A duhet të marr gruaja leje nga burri i saj për të vizituar familjen e saj të ngushtë, prindërit, motrat apo vëllezrit?
***
Përgjigjja:
Parimisht gruaja nuk duhet të dalë nga shtëpia pa lejen e burrit të saj. Gratë i kanë të drejtat e tyre të cilat i kanë obligim burrat e...
Pyetja:
Ia kam falur kunatit një fëmijë, deshta ta di se a kam bërë mirë apo kam gabuar?
***
Përgjigjja:
Ke gabuar edhe ti edhe kunati juaj. Ngase fëmijët i fal Zoti dhe jo njeriu. Nëse do ia jepnit kunatit vetëm për ta rritur njëri nga fëmijët atëherë kjo do të ishte në...
Pyetja:
A lejohet të mos tregoj në Greqi që jam muslimane?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ
Nëse pyetesh rreth besimit apo fesë që i takon në punë, nuk të lejohet ta mbash fshehtë këtë, pra obligohesh ta pranosh që je muslimane, sepse kjo i...
Pyetja:
A lejohet të lutemi "O Allah më fal një djalë!"?
***
Përgjigjja:
Natyrisht se kjo lejohet ngase nuk ka ndalesë për kërkimin e fëmijës së gjinisë mashkullore. Por ajo që ndalohet është urrejtja e gjinisë femërore.
Andaj ne kemi edhe pejgamber të cilët përmenden në Kuran të cilët i kanë bërë dua Allahut,...
Pyetja:
A ndikon me dëgju rukje prej internetit, a të ndihmon kjo?
***
Përgjigjja:
Me lejen e Allahut të Lartësuar edhe kjo ndikon ngase dëgjohet. Shejh Bin Bazi ka thënë: "Dëgjimi i leximit të Kuranit ka shpërblimin e njëjtë sikurse leximi i tij." Domethënë për një shkronjë 10 sevape.
Dhe nga përvoja është vërtetuar...